Holanda është kthyer, Franca është ende nën efektin e “pijes” pas Kupës së Botës dhe Gjermania… zbret nga kategoria!

Nations League ndoshta është ende jo fort e qartë për shumë njerëz, por po ofron emocione të forta dhe Holanda sot mposhti 2-0 Francën, me një ndeshje perfekte. Dominim ndaj kampionëve të botës, lojë dhe gola, një në fillim e një në fund, Kuman po bën punë fantastike.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Holandën, që luajti një futboll mjaft agresiv dhe i detyroi kampionët e botës të qëndronin shpesh të mbyllur në gjysmëfushën e vet.

Hugo Loris e bëri një mrekulli ndaj Uijnaldum, por mesfushori i Liverpulit e mundi më vonë, në minutën e 44-t, kur fillimisht provoi Babel dhe Loris grushtoi drejt këmbëve të Uijnaldum. 45 minuta të vuajtura për Francën, që tregoi shumë pak.