Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka ri-folur për rikthimin e Paul Pogbas te Juventus në një intervistë në një televizion francez.

25 vjeçari ka luajtur për Juven për 4 vite, para se të firmoste me United në 2016-tën. Blerja 89 milionë paund ka pasur një periudhë jo të lehtë të “djajtë e kuq”, me tensionin e krijuar me ish-trajnerin Jose Mourinho.

Pikërisht duke u nisur nga kjo atmosferë aspak pozitive, Juventus filloi bisedimet për ta rikthyer atë në Torino. Sulmuesi i tyre nuk ka dashur ta lërë këtë çështje të harrohet dhe në një intervistë për “Telefoot” ka thënë se do t’i pëlqente ta shihte Pogba-n me fanellën e tyre:

“Do më pëlqente të luaja me dikë të nivelit të tij. Cilido që të jetë vendimi, unë gjithmonë do t’i uroj fat.”

Ata kanë luajtur së bashku në sezonin 2015/2016, kur Juventus fitoi titullin e Seria A dhe Kupën e Italisë. Edhe Dybala është lidhur më një lëvizje të mundshme drejt United sezonet e fundit, por kjo lëvizje duket e pamundur në këtë stad.