Ka ende edhe shume kohe deri ne hapjen e merkatos dhe padyshim edhe disa ndeshje per t’u luajtur, por tek Vllaznia sigurisht qe kane nisur te mendojne per merkaton e janarit.

Edhe vete trajneri Josa e pohoi pak dite me pare se dashje pa dashje kane nisur te mendojne per merkaton, por pa qene te fokusuar totalisht tek ajo. Megjithate idete tashme jane te qarta per lojtaret qe do te kerkojne te ofrojne, por edhe te largojne.

Presidenti Xhaferi ashtu si gjithmone i ka lene dore te lire njerezve qe merren me merkaton per te bere zgjedhjet e duhura por nderkohe bisedat me trajnerin Josa i ka te shpeshta.

Vllaznia pas oshilacioneve te fillimit te kampionatit, duket se po hyn ne rrjedhen e tij normale dhe gradualisht po shfaqet si pretendent, megjithate i duhet te vazhdoje te mbaje kete ritem dhe te kerkoje natyrisht edhe perforcime sepse sulmi vazhdon te shfaqe probleme.

Dyshja Xhaferi- Josa, por edhe Miloti e Sinani jane duke menduar me qetesi te gjithe hapat qe do te hidhen dhe shpresat jane te medha qe ne merkaton e janarit te behen levizjet e duhura. Por deri atehere, sigurisht qe duhet tentuar marrja e sa me shume pikeve./SHKODRA-SPORT.COM/