Shqiperia U15 ka zhvilluar pasditen e sotme nje ndeshje miqesore me kombetaren e Kosoves te kesaj grupmoshe dhe kjo e fundit ka fituar me rezultatin 2-1 ne ndeshjen e luajtur ne “Kukes Arena”.

Golin e vetem per kombetaren tone e ka shenuar Oliver Blini qe ne minuten e 15-te. Ai ka shfrytezuar nje kros te bukur te ardhur nga krahet dhe me koke ka goditur sakte duke e derguar topin ne rrjete.

Po kush autori i ketij goli? Sipas kerkimeve te “Shkodra Sport” na rezultoi se futbollisti Oliver Blini ka lindur ne Itali, por prinderit e tij jane nga Shkodra dhe lidhja e tij me kete qytet dhe me Shqiperine duket e forte dhe jo me kot ka zgjedhur te luaje per ngjyrat kuqezi.

Blini eshte nje futbollist i Akademise se Empolit dhe ndonese eshte vetem 14 vjeç, shumekush ka filluar ta krahasoje me Kristjan Asllanin, lojtarin e ketij ekipi per te cilin po flitet shume kohet e fundit dhe per me teper, tani per kalimin tek Interi.

Oliver ka lindur me 10 janar te vitit 2008 dhe me futbollin do te lidhej qe ne moshen 5 vjeçare duke u bere pjese e US Affrico Firenze me te cilen do te luante dy vite. Me pas kalon nje prove tek Akademia e Empolit te cilen e kalon me sukses dhe prej 6 vitesh eshte pjese e saj.

Luan ne dy pozicione, ate te sulmuesit te mirefillte dhe te “trekuartistit”. Mban fanellen me numrin 10 dhe ka afeksion me porten. Ne sezonin e fundit duke luajtur me Empoli U14 ka shenuar plot 32 gola.

E ardhmja e ketij lojtari duket e sigurte dhe me siguri qe brenda pak vitesh do te degjojme te flitet shume per kete lojtar. Oliver Blini konsiderohet nga te gjithe spcialistet e futbollit italian te moshave, nje lojtar me shume te ardhme dhe fakti qe po spikat mbi te gjithe tek Akademia e Empolit, nje nga me te njohurat ne Itali, do te thote shume.
Gjergj KOLA