Nuk ka më dyshime. Ardian Mema do të vijojë të jetë trajner i Tiranës. Lajmi është bërë publik nga klubi bardheblu nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

49-vjeçari ka firmosur kontratë 1-vjeçare me bardheblutë, me opsion për të vijuar sërish në drejtimin e skuadrës. Pas konfirmimit të Memës, klubi ka nisur punën për të ndërtuar një skuadër dinjitoze në sezonin e ardhshëm, e cila të mund të luftojë për fitimin e titiullit kampion. Kujtojmë që Mema mori drejtimin e Tiranës, në tetorin e vitit 2018, duke zëvendësuar trajnerin Ze Maria.

POSTIMI I KLUBIT:

Ardian Mema rikonfirmohet ne krye te skuadres. Nje vit kontrate me opsionin per te vijuar serish ne drejtimin bardheblu.

Klubi ka nisur punen per te bere gati skuadren e sezonit te ri dhe i pari eshte rikonfirmuar trajneri.

Mema prej muajit Tetor ka marre drejtimin e Tiranes dhe tani e nis nga e para serish me skuadren e sezonit 2019-2020.