Në arkivën personale të gazetarit të mirënjohur sportiv Rifat Uruçi kemi gjetur edhe një dokument në të cilin shkruheshin emrat e sportistëve me “biografi të keqe” të cilën Dega e Brendshme kishte dërguar në klubin Vllaznia i cili duhet të merrte masa për t’i patur në kontroll. Që do të thotë, për të filluar përndjekjen ndaj tyre. Ka qenë koha e diktaturës dhe sportistë të veçantë e kanë pësuar jo pak prej kësaj. Më poshte po japim një pjesë të listës së këtyre sportistëve që kanë vuajtur për këtë gjë dhe arsyen pse e kishin këtë biografi të keqe:

1. Paulin Ndoja    (Nipi i Kolë Ndojës, në lidhje me familjen e Mirakajve).
2. Xhelal Juka (nipi i Musa Jukës).
3. Hajrullah Lekaj (babai i burgosur, gjyshi i ekzekutuar).
4. Gjylter Pipa (familje që ka të arratisur, të burgosur dhe të ekzekutuar).
5. Sabah Bizi (ka të arratisur).
6. Bujar Golemi (vëllai i gruas së tij i arratisur- Fuat Zajmi).
7. Selami Dani (ka të arratisur).
8. Shtjefen Thaçi (axhën e ekzekutuar).
9. Bukurije Alibali (ka patur babën xhandar).
10.Muhamet Dibra (ka ndihmuar në arratisjen e Bahri Kavajës).
11.Filip Guraziu (babën e ekzekutuar).
12.Vehbi Ademi (rrjedhë nga një familje e pasur).
13.Nedret Pipa (njerëz të arratisur, burrin në burg).
14.Esat Bushati (nipi i Sylço Begut).
15.Sheuki Boshnjaku (ka axhën- Faikun, të arratisur).
16.Frederik Çapaliku (nga bashkëshortja ka njerëz të burgosur).
17.Zana Kraja (ka lidhje me familjen e reaksionarit Qazim Dervishi).
18.Sokol Kalaj (ka njerëz të arratisur).
19.Gjon Çoba (farefisi i tij krejtësisht reaksionar).
20.Simon Deda (njerëzit e familjes së tij kanë rënë në përpjekje me forcat tona të sigurimit).
21.Fetih Dizdari (i burgosur politik por punon mirë si trajner).
22.Menduh Lishi (ka të vëllanë të burgosur politikisht).
23.Emin Lishi ( ka të vëllanë të burgosur politikisht).
24.Luan Shatku (baben në burg, nipi i Faik Shatkut, ish- Ministër i Zogut).
25.Çesk Jubani (ka qenë në burg për sabotim ekonomik).
26.Gani Laçej (ka qenë në burg për sabotim ekonomik).
27.Nini Karafili (ka patur baben në burg politikisht).
28.Aneta Margjini (baba i saj- Kolë Margjini, i ekzekutuar).
29.Artenca Tufi (mbesa e reaksionarit zogist Zija Muka).
30.Sander Laca (vëllai i tij i ekzekutuar politikisht)

shënim: Në listë ka edhe emra të tjerë. Të gjithë këta sportistë ishin nën vëzhgimin e punëtorëve operativë të Sigurimit të shtetit që kishin në patronazh sportin sipas inicialeve S, V, I, L, P, K, LL, J, U etj.

www.shkodrasport.com