Për ndeshjen e rradhës me Tomorin, pritet që në formacionin e Vllaznisë të ketë disa lëvizje, si emrash ashtu edhe pozicionesh. Mbrojtësi shkodran Elvin Beqiri do të kthehet të luajë sërish në pozicionin e tij të preferuar, atë të mbrojtësit të qendrës. Elvin Beqiri luajti edhe në Laç në këtë pozicion pas mungesës së dy lojtarëve të këtij reparti, por nëse në ndeshjen e kaluar ai luajti përkrah Krajës, këtë herë do luajë me Belishën. Kjo gjë u pa edhe në ndeshjen miqësore me Zetën. Përveç këtij ndryshimi, është parë edhe një ndryshim tjetër në mesfushë teksa ka luajtur Deliç këtë herë nga minuta e parë.
Një tjetër ndryshim është ai i krahut të majtë të mbrojtjes ku nuk do të jetë Marku por Begaj. Të tjerët do jenë po ato, me Vujadinoviç në portë, e me rradhë Smajli, Nallbani, Tafili, Hajdari, Dragoi e Gjini. Me këtë formacion, kuqeblutë do të tentojnë fitoren e rradhës, atë me Tomorin. Nëse arrihet sigurisht që do ishte një sukses sepse do përbënte fitoren e pestë në shtatë ndeshje të kësaj faze. Megjithatë, kjo ecuri mund të jetë e pamjaftueshme për të gjetur vendin e duhur në renditje në fund të kampionatit e kjo vjen ngaqë diferenca në fund të fazës së parë me këto ekipe, ka qenë shumë e madhe.
www.shkodrasport.com