Klubi shkodran i ka kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit t’ia ndryshojë ditën e zhvillimit të ndeshjes me Tomorin. E planifikuar për t’u luajtur të dielën në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi”, kjo ndeshje përkon pikërisht me festën e Pashkëve. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e klubit i kanë kërkuar këtij institucioni që ta ofrojë një ditë këtë ndeshje në mënyrë që ajo të luhet të shtunën dhe jo të dielën. Në Shkodër siç dihet ka një numër të madh besimtarësh katolikë dhe ato mund të privohen nga mundësia për të ndjekur këtë ndeshje të Vllaznisë. Kërkesa ka mbërritur në Federatë por me shumë mundësi nuk do ketë ndryshim të ditës së zhvillimit të kësaj ndeshje sepse është kompania që transmeton ndeshjet e Superligës që vendos për këtë çështje. Në kushte të tilla, gjasat janë që takimi Vllaznia- Tomori të luhet ashtu siç është planifikuar fillimisht, të dielën në orën 17.00. Ndeshjet e tjera të kësaj jave do luhen sipas këtij kalendari:
Të shtunën:
Apolonia- Laçi
Kukësi- Shkumbini
Flamurtari- Besa
Skënderbeu- Teuta
Luftëtari- Bylis
Të dielën
Vllaznia- Tomori
Kastrioti- Tirana
www.shkodrasport.com
FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Vllaznia kërkesë në FSHF që të luajë të shtunën ndaj Tomorit