Vllaznia U17 shpallet kampione e Shqiperise per sezonin 2021-2022. Ne ndeshjen finale te luajtur pasditen e sotme ne stadiumin e Kamzes, ajo ka fituar me rezultatin e thelle 5-0 ndaj Shenkollit.

Ne fakt ne pjesen e pare ka qene ekipi i Shenkollit qe ka luajtur me mire dhe ka patur madje edhe raste te pastra shenimi teksa kane goditur edhe traversen ne nje moment. Ne fundin e pjeses se pare nderkohe do te vinte goli i pare shenuar nga Kevin Dodaj dhe ky 45 minutesh do te mbyllej ne shifrat 1-0 per Vllaznia U17.

Ne fillimin e se dytes Kubazi u pengua ne menyre te parregullt nga portieri I Shenkollit dhe arbitri akordoi 11-metersh. Nga pika e bardhe, Dodaj u tregua i sakte duke dyfishuar shifrat.

Me pas do te shenonte golin e trete Ersi Zaganjori, futbollist i cili do te shenonte edhe dy gola te tjere deri ne fundin e ndeshjes duke kompletuat tregoleshin e tij dhe njekohesisht fitoren 5-0 te Vllaznia U17.

Ne fund eshte zhvilluar edhe ceremonia e dorezimit te medaljeve dhe ne fund perfaqesuesi i Federates i ka dorezuar kupen kapitenit Aron Jukaj dhe me pas ne kampin shkodran ka shperthyer festa. Vllaznia U17 ne kete menyre shpallet kampione e Shqiperise me merite./SHKODRA- SPORT.COM/