Shqipëria do të luajë të hënën kundër Islandës në transfertë, ndeshje e vlefshme për Nations League. Skuadra shqiptare do të tentojë të marrë 3 pikë në këtë sfidë të parë të vlefshme për Grupet. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Edi Reja kanë mbyllur dje përgatitjet në Durrës për t’u nisur më pas drejt Islandës.

Armando Broja dhe Myrto Uzuni janë dy mungesat e mëdha. Ndërsa Broja ka qenë i infektuar me COVID-19, për Uzunin ka pasur probleme fizike. Kësisoj beratasi ka qëndruar në Shqipëri. Trajneri Edi Reja ka skicuar formacionin titullar. Në fushë padyshim do të zbresin më të mirët.

Me një skemë 3-5-2, gjasat janë që kombëtarja shqiptare të luajë ndaj islandezëve me këtë formacion: Berisha; Balliu – Ismajli – Kumbulla – Gjimshiti – Hysaj; Abrashi – Gjasula – Çekiçi; Cikalleshi – Seferi. Edhe sulmuesi i Tiranës pritet ta nisë nga minuta e parë falë formës spektakolare që ka treguar me kampionët e Shqipërisë.

Ndeshja Islandë – Shqipëri është programuar të luhet të hënën në orën 20:45.