Edon Hasani ishte një nga lojtarët e federuar me Partizanin në merkaton e dimrit. Mesfushori shkodran kaloi një dëmtim të rëndë dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale është rikthyer në fushë.
Ai po aktivizohjet në skuadrën B të të kuqve. Fillimisht për të u fol me superlativa, madje bëhej me dije se mund të ndihmonte ekipin e Ilir Dajës.
Por, kështu siç po shkon gara në Superiore vështirë se mund të ketë minuta për fantazistin shkodran. Ai dalëngadalë po gjen formën dhe pritet me interes se cila do të jetë e ardhmja e tij pas këtij sezoni futbollistik.
Cilësitë e 28-vjeçarit në kampionatin shqiptar janë të padiskutueshme dhe çdo ekip do ta kishte luks, po ta kishte në organikë./newsport/