Këtë të hënë është finalizuar kampionati i tenisit “Durrës Open” në qytetin bregdetar i cili kishte staruar prej të shtunës së 1 majit.

Në aktivitetin sportiv, i zhvilluar në kuadër të programit të Federatës Shqiptare të Tenisit për vitin 2021, garuan plot 41 tenistë të kategorive U-10 U-12 dhe U-14 për djem dhe vajza.

Maks Prifti, trajner i licensuar i FSHT për moshat fillestare dhe të mesme, njëkohësisht organizator i aktivitetit tha se pjesëmarrja ka qenë tepër e kënaqshme me lojtarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë ; Vlora, Shkodra, Tirana, Korça, Durrësi.

Talenti që zotërojnë ka bërë që ata të fitojnë disa çmime dhe medalje ndër vite, duke shtuar më shumë shpresë për ëndrrën e tyre; që në të ardhmen të bëhen edhe më të mirë se idhujt dhe të përfaqësojnë Shqipërinë jashtë kufinjve.

Ne kete turne kombetare ka spikatur 10 vjecari Ares Ferhati, nje talent i ri ne kete sport qe premton shume per te ardhmen. Ai eshte shpallur kampion ne moshen U-10, nderkohe qe eshte shpallur N/Kampion i Shqiperise ne moshen U-12.

Ares Ferhati eshte cilesuar si nje nga te tenistet e vegjel te prespektives ne kete sport ne Shqiperi i cili pavaresisht se jo i perhapur ne mase po rrit kampione qe do te perfaqesojne Shqiperine ne arenen nderkombetare.

“Ëndërroj të bëhem teniste e famshme në të gjithë botën, të përfaqësoj Shqipërinë” shprehet 11-vjeçarja shkodrane, Emily Bilali.

LISTA E FITUESVE

Vendi I U 7 / Milan Kryeziu Vendi I U10(M) / Ares Ferhati Vendi I U10(V) / Anjel Hoxha Vendi I U12 (M) / Alex Prifti

Vendi I U12 (F) / Emily Bilali Vendi I U14 (M) / Damian Methasani Vendi I U14 (F) / Emily Bilali