Murlani i femrave ka arritur nje fitore te thelle ne ndeshjen e rradhes per kampionat duke fituar ne transferte ndaj Teutes me rezultatin e thelle 9-1.

Ne takimin e luajtur ne Durres, ka qene futbollistja Liza Gjergji qe ka zhbllokuar shifrat ne minuten e 4-te, por dy minuta me vone do te barazonte Puca per vendasit duke krijuar idene se mund te kishte rivalitet ne vazhdim, por nuk do te ndodhte keshtu.

Vajzat e drejtuara nga trajneri Parmeza kane shenuar edhe tete gola te tjere ne vijim duke marre keshtu nje fitore te lehte. Gjergji do te shenonte edhe golin e dyte, nderkohe qe edhe ne kete ndeshje protagoniste do te ishin futbollistet braziliane qe jane pjese e Murlanit.

Keshtu, Rhaiza Cabral do te shenonte tre gola ne kete ndeshje, ndersa dy do te shenonte braziliania tjeter Dos Santos Ferreira. Nuk do te mungonin te shenonin edhe Paula Jaku dhe Enxhi Selimi, duke kompletuar keshtu fitoren e thelle 9-1 te Murlanit.

Me kete fitore, ai eshte ngjitur ne kuoten e 28 pikeve dhe mban vendin e peste, nderkohe qe objektivi eshte per te kaluar Partizanin qe ndodhet nje vend me lart ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/