Si pa u ndjerë, sot mbushen 7 vjet që nuk e kemi më mes nesh. Në fakt, vetëm fizikisht sepse është sërish i pranishëm. Me kujtimet e tij, statistikat, shkrimet dhe komentet e jashtëzakonshme. E kam fjalën për gazetarin dhe komentatorin e mirënjohur sportiv Ymer Striniqi.

U nda nga familja dhe nga ne në moshën 71 vjeçare kur në fakt kishte ende për të dhënë, por një sëmundje e rëndë bëri që profesori të ndahej nga ne. Njeriu që mbi 50 vjet me rradhë ishte simboli I mikrofonit, statistikave dhe komenteve të tij, këtë herë nuk arriti të komentonte ndeshjen e rradhës, atë të jetës.

Për të gjithë ne gazetarët e tjerë sportivë, ai ka qenë shembulli i njeriut korrekt, I gazetarit të apasionuar dhe komentatorit me zë të veçantë. Ka qenë shembulli I njeriut të ndershëm dhe I tillë iku nga kjo botë.

Madje, edhe përcjelljen për në banesën e fundit, e la amanet që t’ia bënim pa nderime të mëdha. Ndoshta si apel për njerëzit që kishin diçka në dorë dhe kurrë nuk I hapën dyert për t’I kryer punë, për ta ndihmuar në hallet e mëdha familjare dhe ndoshta ky ishte “pengu” i madh i profesor Ymerit që mori me vete: Moszgjidhjen e tyre.

Zëri I tij në transmetimet radiofonike dhe televizive, statistikat e veçanta dhe komentet shumë domethënëse kujtohen ende edhe sot pas pesë vjetësh nga të gjithë. Mbi 50 vite karrierë në mediat lokale dhe ato qendrore, e kanë bërë atë një personalitet të veçantë në fushën e gazetarisë sportive.

Ne, pasardhësit e tij kishim planifikuar në fakt një aktivitet të madh për këtë pesëvjetor të ndarjes nga jeta të profesor Ymer Striniqit, megjithatë situata e krijuar në vend, nuk na e mundësoi këtë gjë. Kjo nuk do të thotë se e kemi harruar profesorin tonë. Ai ka qenë dhe mbetet “busulla” për të gjithë ne.
Gjergj KOLA