Një zgjatje kontrate është në horizont për Serxh Gnabri dhe Bajernin, por vetëm nën një kusht. Sipas raportimeve, e ardhmja e Gnabrit aktualisht mbetet ende e hapur.
Deri tani nuk ka pasur bisedime konkrete lidhur me rinovimin e kontratës së tij. Megjithatë, shenjat tregojnë drejt një vazhdimi bashkëpunimi. Gnabri ndihet shumë rehat në Mynih. Prandaj, gjermani është i gatshëm të heqë dorë nga një pjesë e pagës.
Sipas raportit, kjo është gjithashtu një kusht themelor për kontratën e re. Po merret në konsideratë një zgjatje dyvjeçare. Së fundmi, drejtori sportiv Maks Eberl komentoi për të ardhmen e Gnabrit:
“Performancat e tij janë argumente që ne i vlerësojmë shumë pozitivisht, sepse është diçka e mirë për të, por gjithashtu edhe për ne si klub,” tha ai përpara duelit kundër Borusia Dortmund.