Teuta e Edi Martinit eshte rikthyer serish ne krye te renditjes kater jave para fundit te kampionatit dhe kjo i ka gezuar te gjithe durrsaket.

Trajneri shkodran i tyre ka folur per kater ndeshjet e mbetura dhe po ashtu edhe per skuadrat pretendente teksa ka nxjerre jashte gare Vllaznine.

“Është shumë e rëndësishme java që vjen, duke pasur parasysh që ne kemi një ndeshje shumë të vështirë kundër Kastriotit dhe Partizani ka një ndeshje shumë të vështirë me Tiranën.

Normalisht janë 4 ekipe që janë në garë për edicionin e tyre. Partizani dhe ne për të dalë kampion, Tirana luan për Europë dhe Kruja për të shpëtuar nga Kategoria.

Vetëm Partizani dhe Teuta për titull? Jo, duhet të fus edhe Laçin. Vllaznia ka bërë një edicion shumë të mirë. Duhet t’i bëj komplimente Brdariçit.

Duhet t’i jap dorën atij personi pasi ka bërë një punë shumë të mirë te Vllaznia, por lënia e pikëve dje ndaj Kukësit e ka zbehur, duke pasur parasysh që ka një ndeshje të vështirë me Bylisin“.