Tensioni ishte prezent në fundin e ndeshjes Skënderbeu-Partizanit, të zhvilluar në Korçë, që përfundoi në barazim 1-1.

Në momentin që gjyqtari Hamiti sinjalizoi fundin e sfidës, pati një përplasje mes mbrojtësit Zguro dhe futbollistit të skuadrës kryeqytetase, Jasir Asani.

Në këtë përplasje u përfshinë edhe futbollistët e tjerë, teksa u desh ndërhyrja e stafeve teknike që situata të qetësohej.

Partizanit nuk i ka pelqyer barazimi ne Korce sepse me te u detyrua te leshonte vendin e pare te renditjes, nderkohe qe Skenderbeu tashme ka gjithnje e me shume shanse per te qendruar ne Superlige.