Shqipëria U16 e ka mbyllur me një fitore simbolike turneun “Vlatko Markoviç ”, teksa ndaj Maqedonisë së Veriut, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Agron Kërçova u treguan të saktë nga goditjet e 11-metërshave.

Koha e rregullt ishte mbyllur në barazim 0-0, ndërsa më pas te penalltitë, portieri Koç i priti dy të tilla ndërsa realizuan Kurti, Koleci, Çela dhe Iftica duke fiksuar shifrat 4-3.

Në këtë formë, kuqezinjtë e mbyllin turneun në vendin e shtatë, teksa në ndeshjet e grupit të saj u mposht nga Rusia dhe Bosnje-Hercegovina, ndërsa barazoi me Lituaninë. Gjithsesi, objektivi në këtë turne ishte paraqitja pozitive dhe evidentimi i talenteve, të cilët treguan se kanë një të ardhme të mirë. /VipSport/

Maqedonia e Veriut U-16 – Shqipëri U-16 0 – 0
(3-4 pas penalltive)
Shqipëria U-16: Koçi, Selmani (Ferraj 54’), Çela, Damini, Belloj, O’Boyle (Metaj 44’), Jaku (Meçe 54’), Kurti, Isufi, Bode (Iftica 64’), Laze (Koleci 44’) .
Trajner: Agron Kërçova