Mohamed Salah mund të rikthehet përsëri në Serie A, por kësaj herë tek skuadra e Juventusit. Sikurse raporton “The Sun Football”, klubi nga Torino mund të bëjë një ofertë prej 175 milionë stërlinash për egjiptianin në drejtim të Liverpool.

Deri më tani, Salah ka treguar se është në një formë shumë të mirë dhe padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp.

Mbetet për t’u parë në merkaton e verës tashmë nëse drejtuesit e klubit kampion të Italisë do bëjnë “çmendurinë” e radhës, pasi në verën e kaluar transferuan Cristiano Ronaldon nga Real Madrid.

Drejtuesit e tij e kane kuptuar se per te patur sukses ne Europe, i cili u mungon prej vitesh, duhet te shpenzojne shume dhe per kete arsye po mundohen te sjellin ne Itali lojtare me peshe.