Ndodh edhe keshtu. Ndonese eshte ne hapat e pare te krijimit, ekipi i Fushe- Arrezit ne boks synon menjehere te thote fjalen e tij ne boksin shqiptar dhe do te tentoje titullin kampion qe kete vit.

Per ta bere realitet kete objektiv, ata “i kane vene syrin” pikesepari trajnerit te Vllaznise dhe te kombetares shqiptare Zef Gjoni. Duan ta kene me çdo kusht ne drejtimin e ekipit te tyre dhe per kete nuk do te hezitojne te shpenzojne.

Ne Fushe- Arrez e kane marre shume seriozisht kete projekt. Javen e ardhshme, pikerisht te marten, do te inagurojne palestren e re te sporteve qe eshte krijuar se fundi. Dhe drejtuesit e Bashkise, i kane kerkuar te mirenjohurit Zef Gjoni qe te jete ai njeriu qe do ta inaguroje ate.

Vizita e tij ne fillimin e javes tjeter ne kete qyteze do te jete edhe ndoshta momenti per te marre vendimin perfundimtar nese do te braktiste Vllaznine per Fushe- Arrezin apo jo.

Nje gje te tille e ben te ditur per “Shkodra Sport” vete trajneri Gjoni kur shprehet: “Me kane ftuar per te inaguaruar palesten e re qe kane ndertuar. Drejtuesit atje kane nje projekt serioz per ndertimin e nje ekipi boksi dhe duan te jene menjehere pretendente, prandaj me kane bere nje oferte.

Ende nuk e kam vendosur, por do te bisedoje te marte me gjate me drejtuesit e Fushe- Arrezit. Ata, ne bashkepunim edhe me biznesmenet e zones duan te investojne dhe perpos meje, duan te marrin edhe boksiere te njohur. Kampionati i sivjetem kombetar i boksit zhvillohet pikerisht ne Fushe- Arrez dhe kane deshire te shpallen kampione ne qytetin e tyre”.

Por a do ta lere Zef Gjoni Vllaznine e tij, ekipin qe e ka shpallur 23 vjet kampion? Mjeshtri i Madh i ketij sporti duket i dyshuar, por nisur nga disa pakenaqesi qe ka me drejtuesit ne Shkoder, edhe mund te ndryshoje ambjent, e per kete shton:

“Meqenese ne Shkoder nuk duan t’ia dine per boksin dhe ne vend qe te na mbeshtesin per gjithe keto suksese qe kemi arritur, na e ulin fondin, atehere pse jo te mos largohem. Po e studioj me qetesi oferten qe me eshte bere. Mund te marr edhe dy boksiere nga Vllaznia nese vendos te largohem, nje nga Tirana dhe nje nga Kosova dhe ne kete menyre e nxjerr Fushe- Arrezin kampion”./SHKODRA-SPORT.COM/