Redi Kasa do të jetë lojtar i Flamurtarit për pjesën e mbetur të sezonit. “Panorama Sport” mëson se sulmuesi do mbërrijë nesër në Vlorë, për të firmosur me kuqezinjtë.
Kasa mbylli sot bashkëpunimin me Gjilanin ku rezultoi një dështim. Goditja e Flamurtarit shikohet e bujshme në Superiore, për shkak të kontributit që Kasa kishte më parë me Egnatian.
24-vjeçari i fitonte të gjitha në Rrogozhinë, kampionatin, Kupën dhe Superkupën.
Flamurtari e ka transferimin e dytë për sulmin në pak kohë, pas afrimit të Arshonzh Bintsukës nga Partizanit. Ky i fundit si huazim.


