Roberto Mancini mund të largohet nga kombëtarja italiane për t’u rikthyer në drejtimin e një klubi të Serie A përpara sezonit të ardhshëm.

Mund të ketë një bombë të vërtetë në merkato për sezonin e ardhshëm me Roberto Mancinin gati për t’u rikthyer në kampionatin italian duke u larguar nga kombëtarja.

Trajneri i kombëtares italiane në fakt mund t’u thotë lamtumirë Azzurrit pas Nations League për t’u rikthyer në Serinë A.Sipas asaj që Valter De Maggio tha për Il Corriere nel Pallone, Roberto Mancini do të përfaqësonte një nga idetë e Aurelio De Laurentiis për stolin e Napolit.

Një marrëveshje sigurisht jo e lehtë për Napolin që duhet të bindë trajnerin aktual të kombëtares italiane të largohet nga skuadra për t’u rikthyer në Serinë A.

Për momentin nuk ka negociata reale për të rrëmbyer ish-trajnerin e Interit dhe Manchester Cityt nga kombëtarja, por De Laurentiis është gati të vlerësojë angazhimin e tij.

Ndërkohë, Napoli duhet të përcaktojë situatën me Luciano Spallettin. Lamtumira e trajnerit aktual të skuadrës napolitane duket e sigurt me palët që nuk kanë gjetur marrëveshje për të vazhduar së bashku.

Sipas të gjitha gjasave, në fund të kampionatit aktual do të bëhet njoftimi për ndarjen mes trajnerit dhe klubit me De Laurentiis ,i cili më pas do të vlerësojë opsionet për zëvendësuesin.

Për momentin, përveç Roberto Mancinit, për stolin e Napolit ka edhe emra të tjerë. Për sa u përket emrave të huaj, shumë i pëlqyer është Luis Enrique, i cili kështu do të kthehej në Itali pas aventurës në Romë.

Në Serinë A, nga ana tjetër, pëlqehet Thiago Motta dhe Vincenzo Italiano, me dy trajnerët që po ecin shumë mirë në krye të Bologna-s dhe Fiorentina-s./telesport/