Frenki De Jong është një nga emrat më të lakuar këtë merkato, me holandezin që kërkon të qëndrojë te Barcelona, por me këtë të fundit që këmbëngul për ta larguar.

Mançester Junajtid dhe Çelsi janë vënë prej kohe në ndjekje të lojtarit dhe janë gati t’i plotësojnë kushtet që ai kërkon.

Por siç raporton “The Sun”, së fundmi në garë për të ka hyrë dhe Liverpul. Jurgen Klop kërkon të përforcojë mesfushën dhe duket se drejtuesit janë të gatshëm të paguajnë 71 milionë euro për të.

Kjo ofertë e tundon Barcelonën, me klubin katalanas që është gati të ulet në tryezën e bisedimeve me gjigantët e Premier Ligës.