Milani i është rikthyer pistës Luka Joviç. Kuqezinjtë e kanë vendosur në majën e listës së dëshirave në merkato sulmuesin serb. 22-vjeçari nuk është një risi, pasi kryesuesit aktual të Serisë A e tentuan edhe gjatë merkatos së verës, por këtë herë diskutimi është ndryshe, teksa sulmuesi serb shihet si alternativa ideale e Zllatan Ibrahimoviç, i dëmtuar, për të synuar deri në fund titullin në Serie A.

Drejtuesit e Milan kanë caktuar një takim me agjentin e tij, Fali Ramadani, për të diskutuar mbi detajet ekonomike. 22-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Zinedin Zidane, në janar është i lirë të gjejë një skuadër të re.

Ideja e Milan është të transferojë lojtarin në formë huazimi për 6 muaj, më pas në varësi të paraqitjeve mund të diskutojnë mbi një formulë të re. Kuqezinjtë dëshirojnë të formojnë edhe një herë dyshen e Frankfurt, Rebic-Jovic.

Më në fund edhe presidenti Perez është bindur të lë të lirë lojtarin që i kushtojë 63 milion euro, në këtë mënyrë do të kursente pagën e një futbollisti që deri më tani në Madrid ka luajtur vetëm 200 minuta.