Merkato ende s’është hapur zyrtarisht, por thashethemet për transferimin e Marash Kumbullës në një klub të madh nuk kanë të sosur. Talenti i kombëtares sonë ka treguar cilësi të një lojtari të madh dhe emra si Interi, Juventusi apo Lacio e duan në gjirin e tyre.

Kontrata me Veronën skadon në verën e vitit 2022, por duket se klubi verdheblu po nis të bëjë një lëvizje totalisht të befasishme. “SportMediaset” raporton se drejtusit kanë nisur të punojnë për rinovimin e 20-vjeçarit.

Një lajm i papritur, duke parë se prej muajsh flitet për një kalim drejt një prej gjigantëve italianë.

Megjithatë, mbetet për tu parë, pasi nuk mund të përjashtojmë një lëvizje “kurth” të Veronës, për të nxitur interes më të madh dhe rritur çmimin e Kumbullës. /vipsport/