Rudi Vata është një nga ”ikonat” e futbollit shqiptar.  Ai është i ftuar në emisionin ”Procesi sportiv” te Top Channel, ku foli për shumë tema si kampionati shqiptar apo krijim i Celtic Supporter Club Albania. Vata është pesimist për cilësinë e futbollit shqiptar, gjë që e ka deklaruar shumë herë.

”Nuk më duket futboll serioz. Kampionati shqiptar po bëhet i pabesueshëm. Këtu ankohen për gjithçka. Nëse ke këto probleme, i bie që ëshët i trukuar.

Vjen trajneri i Vllaznisë dhe më pas largohet e quhet tradhtar. Gjithë këto arbtira që favorizojnë ndeshje, duan kohën e tyre për t’u bërë njerez. Gjithë futbollistët që marrin pjesë në manipulime, harxhojnë kohën kot.

Do futen në histori si njerëz që kanë tradhëtuar ndjenjat e tyre. Nuk e kuptoj si mund të pranosh të trukohesh. Nëse një prind ka një fëmijë të talentuar, e nëse dëgjon që nuk mund të luash futboll pa paguar, këtu e kupton se gjërat funksionojnë larg normales.  Deri në momentin që nuk përmendim sakrificën, gjërat janë të kota” – deklaron Vata./newsport/