Mesa duket sheikët e Arabisë Saudite nuk kanë ndërmend të ndalen.

Pasi u zyrtarizua blerja e Njukastëllit për shumën e 300 milionë paundve, Princi i Kurorës Saudite, Muhamed Bin Selman ka ndërmend të ngulet gjatë në futbollin europian.

Qëllimi i kompanisë së tij e quajtur “PIF”, ka ndërmend të investojë në disa klube në Europë për të krijuar një konglomerat me të njëjtën pronësi.

Në syrin e sheikëve është Interi që po kalon një krizë financiare dhe me shumë mundësi do të ndërrojë pronarë shumë shpejt.

Gjithashtu sheikët i kanë vënë syrin dhe Olimpikut të Marsejës duke tentuar të marrin në pronësi ekipe nga tre kampionatët më të forta në Europë për të krijuar një hegjemoni në futbollin europian.

Nuk dihet ende se çdo të ndodhë, por lajmi mbi interesimin për të blerë Interin ka bërë bujë të madhe në Itali.