Fillimi I  vitit 2015 duket se do të sjellë një lajm të mirë për Vllazninë në basketboll për meshkuj. Pas lajmit jo shumë të mirë të ardhur në fundin e vitit 2014 për largimin e sllovenit Sarajlija, duket se vendin e tij do ta zërë një tjetër sportist cilësor. Bëhet fjalë për basketbollistin slloven Nikolla Gjokoviç I cili ka qenë edhe sezonin e kaluar pjesë e Vllaznisë.

Ai në sezonin aktual nuk ra dakord me drejtuesit e klubit shkodran dhe për rrjedhojë zgjodhi të vazhdonte karrierën tek ekipi I Ulqinit. Por duket se Gjokoviçit I ka munguar atmosfera dhe përkrahja që gjeti në Shkodër dy sezonet e tjera dhe për këtë arsye, bëhet e ditur se në ditët e fundit të dhjetorit, I ka shprehur drejtuesve të Vllaznisë dëshirën për t’u rikthyer sërish në rradhët e saj. Për këtë arsye, pritet që në ditët e para të janarit, të ketë një bisedë në mes tij dhe presidentit të këtij ekipi Sokol Dibra. Ky I fundit kuptohet që do bëjë çmos për t’I plotësuar kërkesat sepse me largimin e Sarajlijës është krijuar një boshllëk në skuadër. Vllaznia vërtetë arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë në ditët e fundit të dhjetorit, por gara për titullin kampion pritet të jetë shumë e fortë me Tiranën dhe Kamzën. Për këtë arsye, skuadra duhet kompletuar në mënyrë që të bëhet realitet edhe sivjet fitimi I të dy trofeve, si kupës ashtu edhe kampionatit.

 

© shkodrasport.com