E ka kerkuar Vllaznia qe ne veren e kaluar dhe me shume mundesi do te tentoje serish edhe kete vere, por sulmuesi i Korabit Xhuliano Skuka mund te perfundoje edhe tek ndonje skuader tjeter.
Se fundi behet e ditur se eshte Tirana qe ka “hedhur grepat” drejt ketij lojtari teksa ka filluar te mendoje per skuadrën e sezonit të ardhshëm.
Pas dëshirës për të afruar De Silvën e Kastriotit, bardheblutë kanë në shënjestër edhe dy lojtarë të tjerë në Superiore dhe në Kategorinë e Parë. Bëhet fjalë për Aleksandar Ignjatoviçin dhe Xhuliano Skukën, njëri mbrojtës dhe tjetri sulmues.
SKUKA – Tirana e njeh mirë lojtarin që këtë sezon vesh fanellën e Korabit. Është qendërsulmues dhe mes Kupës dhe kampionatit, Skuka ka shënuar 10 gola, një prej të cilëve edhe bardhebluve, që largoi Tiranën nga Kupa e Shqipërisë. Këtë kampionat, Skuka ka luajtur në 18 ndeshje, duke u aktivizuar 1592 minuta.
Megjithate edhe Vllaznia me shume mundesi do te tentoje ta beje te vetin kete lojtar dhe mbetet per t’u pare ne vere se çfare do te ndodhe./SHKODRA-SPORT.COM/