Gilman Lika është një nga lojtarët e spikatur që ka pasur Superiorja jonë në dekadën e fundit, pasi ka lënë gjurmë me Tiranën, Skënderbeun, Vllazninë apo dhe me Kombëtaren kuqezi.

Por, Lika në verë nuk preferoi që tw firmoste sepse nuk u bind nga ofertat e ardhura në adresë të tij.

Për mesfushorin shkodran edhe këtë periudhë ka mjaft kërkesa, madje nga Kategoria e Parë në Shqipëri, në Kosovë në Superligë, por edhe në elitën e futbollit shqiptar.

Apolonia ka shfaqur interes, por duket se nuk ka përmbushur këërkesat e shkodranit që pritet të vendosë së shpejti se ku do ta vijojë karrierën…./vipsport/