Dyshja Burraj- Rrotani s’ndalet. Ndonese dite te veshtira, kampioni dhe rekordmeni i njohur shkodran bashke me trajnerin e tij kane vijuar punen.

Ndonese ne kushte jo komode ata jane munduar te ruajne formen dhe ne njefare menyre ia kane dale. Atleti i Vllaznise ndonese gjate kesaj periudhe ka qene e ndaluar stervitja ne stadium, eshte munduar ta kompesoje ate me stervitje ne natyre.

Ai ka shfrytezuar lulishten ne hyrje te qytetit apo dhe vende te tjera ne periferi per t’u stervitur dhe ne njefare menyre ia ka dale ta beje mire kete gje.

Duke folur ne lidhje me kete çeshtje, trajneri Bruno Rrotani eshte shprehur: “Jemi munduar qe te stervitemi dhe ne njefare menyre ia kemi dale. Besoj se forma e Frankos eshte e mire dhe duhet ta ruajme ne keto parametra.

Kuptohet qe objektivi yne eshte Kampionati Europian dhe ndonese ka ende shume kohe deri atehere, duhet te mos e ulim ritmin dhe deri tani jam i kenaqur me menyren si po shkojne gjerat”.
© shkodrasport.com