Klubi i Veronës ka bërë të ditur se ka rinovuar zyrtarisht kontratën me dy lojtarë të rinj, njëri nga të cilët është mbrojtësi shqiptar, me origjine nga Shkodra Marash Kumbulla, i datëlindjes 2000. Bashkë me të ka rinovuar edhe mesfushori Andrea Danci, i datëlindjes 1999.

Të dy këta lojtarë kanë rinovuar me klubin veronez deri në vitin 2022, pasi konsiderohen elementë premtues për të ardhmen dhe tashmë janë “blinduar” me kontratë.

Kumbulla bën pjesë aktualisht te Kombëtarja U-21 e Shqipërisë. Më parë ai ka shkëlqyer me Kombëtaren U-19 dhe trajneri Bushi vendosi ta afronte tek ekipi Shpresa.

Mbrojtësi shtatlartë pret shansin e tij për të fituar më shumë hapësirë edhe me fanellën e Veronës, që luan në Serinë B këtë sezon.