Humbja e djeshme ndaj Teutës i ka ndërlikuar edhe më shumë pozitat e Vllaznisë megjithatë trajneri Hysen Dedja nuk ka dëshirë të dorëzohet. Ai për mediat është shprehur se ka ende shpresa që skuadra të mos shkojë në play-out.

Por ndërkohë, numri 1 i pankinës shkodrane duket se ka ndër mend të rregullojë diçka në aspektin fizik të futbollistëve dhe për këtë arsye do të shtojë dozat në stërvitje. Mbase me idenë tek “finalja” e play-out në mënyrë që lojtarët deri atë ditë të jenë në top-formë.

Nga ana tjetër, Dedja nuk e ka shumë mendjen nëse këto ngarkesa do të përballohen apo jo nga të gjithë. Për të, e rëndësishme do të jetë që ata të cilët do të zbresin në fushë, të tregojnë vlerat e tyre të vërteta.

“Do ndryshoj diçka. Ndoshta specialistëve apo dikujt tjetër mund t’i duket e çuditshme kjo gjë në këto temperatura të
larta, por unë do ta stërvis skuadrën me dy seanca në ditë. Ata që do t’i përballojnë, ato do të jenë në fushë”.

Unë nuk jam dorëzuar pasi jemi ende në lojë për vendin e shtatë. Janë edhe 15 pikë për t’u marrë ndërkohë që diferenca me Bylisin ka mbetur 4 pikë. Duke qenë kështu, do të tentojmë fitoren në çdo ndeshje.

Një e tillë e mundshme me Luftëtarin javën që vjen, na jep frymëmarrje pastaj për ndeshjet e tjera. Ne kemi shpresë
deri në fund”- ka thene Dedja.
www.shkodrasport.com