Marko Dodaj është një lider i vërtetë te Tërbuni. 26 vjeçari, i cili mban edhe shiritin e kapitenit te kjo skuadër, në një bisedë me “Kategoria e Parë”, flet për situatën aktuale, stërvitjen, si edhe për kampionatin ku shpreson që të rinisë sa më shpejt:

“Jam mirë pasi po qëndrojmë gjatë gjithë kohës brenda, jam munduar që pavarësisht vështirësive të mbaj edhe trupin në formë me ushtrime të ndryshme në shtëpi. Periudha e karantinimit është shumë stresuse, por kur mendojmë çfarë po ndodh nëpër botë nuk duhet të qahemi.

Është normale që na mungonë gjithçka, shokët, fusha, topi, stërvitja e çdo gjë që ka lidhje me sportin më mungon, por shpresoj të mbaroj shpejt e gjitha kjo dhe të vazhdojmë me përditshmerin tonë që shumicën e nxë vetëm futbolli. Me shokët e ekipit komunikojmë çdo ditë, pasi kemi edhe grupin e ekipit dhe nisim aty stervitjet personale apo ndonjë shaka apo meme që bëjm me njëri-tjetrin.

Sa për kampionatin, shpresoj të vazhdojë pasi ne kemi një objektiv, ndonëse është qëndrimi në kategori. Kampionati duhet të çohet deri në fund në një mënyre apo një tjetër, dhe ne, me ndihmën e tifozëve pukjanë besoj dhe jam i bindur që do ja dalim. Por, në këtë periudhë më të rëndësishme janë jetët e njerzëve, ndaj, për jetët e njerzëve janë primare dhe futbolli në plan të dytë.

Unë dua të ju bëj thirrje të gjithëve të rinjve që merren apo jo me sport, të gjithë njerzëve që mendojnë që ky virus nuk është problem për ta, të mendojnë edhe për familjarët e tyre pasi mund të jetë fatal për ta. Ndaj do ju lutesha të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi përveç daljeve për gjëra jetike”, e mbylli prononcimin Marko Dodaj