Merkato e vitit 2020 do të shohë shumë shkëmbime lojtarësh e sidomos një garë të ethshme për të gjetur okazionin me transferimet me parametër zero. Historia e futbollit ka treguar se ka raste kur këto transferime janë ato që bëjnë diferencën për një klub dhe ESPN ka bërë një listë me 10 transferimet pa shpenzime më të bujshme në histiorinë e futbollit:

1.Levandovski te Bajern Mynih – Polaku vendosi të largohej nga Borusia Dortmund në vitin 2014 për t’iu bashkuar rivalëve historikë me parametër zero dhe që atëherë ka luajtur 275 ndeshje duke shënuar 230 gola, një nga arsyet kryesore pse Bajerni në 5 vitet e fundit është shpallur gjithmonë kampion.

2.Pirlo te Juventus – Kur Van Bomel i mori vendin në formacionin e Milanit në vitin 2011 dhe kuqezinjtë i ofruan vetëm një vit tjetër rinovim, Pirlo vendosi t’u bashkohej bardhezinjve. Sipas Bufon, ajo ishte “blerja e shekullit”, pasi me bardhezinjtë siguroi 4 tituj kampion e 3 Kupa para se të largohej në 2015 drejt MLS.

3.Sol Kampbell te Arsenali – Ishte kapiteni i Totenhem dhe lider i skuadrës ku kaloi 12 sezone, por londinezët e lanë të shkonte te Arsenali kur i mbaroi kontrata në vitin 2001. Ai ishte lideri i mbrojtjes i skuadrës që dominoi futbollin anglez nën drejtimin e Venger në fillimin e viteve 2000.

4.Luis Enrike te Barcelona – Në klubin katalanas e kujtojnë si një nga transferimet më të bujshme, pasi në 1996 iu bashkua kësaj skuade nga rivalët historikë të Realit. Ai përjetoi atje shumë vite të suksesshme duke fituar tituj e Kupa me Barcelonën, ku u kthye edhe si trajner për të fituar gjithçka në vitin 2015.

5.Roberto Baxhio te Bolonja dhe Breshia – Për dy klube të tilla ishte e pamundur që të blenin kartonin e Baxhios dhe ishin me fat që Milani në rastin e parë dhe Interi në të dytin lanë të lirë “Bishtalecin”. Ai nuk u paraqit asnjherë në nivelet e tij me dy milanezet, por sa u largua prej tyre, shkëlqeu me dy klube më të vogla, duke shënuar gola e duke mahnitur tifozerinë.

6.MekManaman te Real Madrid – Te Liverpuli qëndroi 9 vite por nuk e panë kurrë si emër të rëndësishëm, ndaj në vitin 1998 u largua në fund të kontratës drejt madrilenëve. Atje u kthye në një nga mesfushorët më të vlerësuar në Europë duke fituar si në Spanjë, ashtu edhe në Europë, ku ngriti dy herë Ligën e Kampioneve.

7.Gulit te Çelsi – Nuk shkëlqeu ashtu siç pritej kur u tansferua në Angli por ishte hapi i parë i transformimit të londienzëve që kishin humbur shkëlqimin e tyre. Për një periudhë ishte edhe lojtar-trajner i kësaj skuadre.

8.Larson te Barcelona – Ishte një legjendë te Sëlltik, por kërkonte më shumë dhe ia arriti në dy sezonet te katalanasit. Te i pari luajti shumë pak nga një dëmtim, por te i dyti, në vitin 2006, tregoi vlerat e tij duke qenë vendimtar në finale e Ligës së Kampioneve.

9.Milner te Liverpuli – Mesfushori anglez ishte një personazh i rëndësishëm te Mançester Siti, derisa iu mbyll kontrata në vitn 2015. Ai vendosi t’i bashkohej Liverpul duke u vënë nën urdhërat e Jurgen Klop dhe që atëherë ishte një pjesë e rëndësishme e skuadrës që pak nga pak u kthye në superfuqi në Angli e Europë.

10.Kambiaso te Inter dhe Leister – Mesfushori argjentinas ishte nga të paktët që realizoi dy transferime falas radhazi në karrierë. Një ish-”galaktik” të Reali, ai siguroi kalimin falas te Interi në vitin 2004 duke e ndihmuar këtë ekip të fitonte titullin në Itali e sidomos “Triplete”. Nga italianët më pas u largua si lojtar i lirë drejt Leister, të cilin e ndihmoi që të mbijetonte vitin para se klubi anglez të fitonte titullin. /vipsport/