Pankina e Ades nuk ka mbetur per shume kohe bosh. Pas mosdakordesise me trajnerin e meparshem Admir Mehja per te vazhduar punen edhe ne sezonin e ri, presidenti Alfred Pjetri ka shpejtuar punen per te gjetur teknikun e ri.

Dhe ne fakt e ka gjetur. Eshte nje emer i njohur per kete skuader sepse ka qene lojtar dhe kapiten i kesaj skuadre vite me pare, nderkohe qe per disa kohe ka qene edhe trajner i saj.

Ai eshte Zamir Lumanaj. Nga sa bëhet e ditur, prezantimi i tij me skuadrën velipojake do të bëhet ditën e hënë, ditë kur është caktuar nga presidenca për fillimin e proçesit stervitor të pragsezonit 2021-2022.

Një ditë më parë është hedhur edhe shorti për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë, ku Ada bën pjesë në Grupin A së bashku me Veleçikun e Koplikut dhe KF Murlanin, si dhe Ilirinë, Shënkollin, FC Internacional, FK Elbasani, KF Klosi, KF Gramshi, Luzi 2008, Oriku dhe FC Bulqiza.

Ndeshjen e parë të kampionatit, Ada e Velipojës do ta luajë në shtëpi me datë 19 shtator, ora 16.00 përballë Futboll Klub Elbasanit, ndërkohë që menjëherë në javën e dytë, me datë 26 shtator luhet derbi shkodran, KF Murlani-Ada .