Vllaznia fitoi sot edhe ndaj Kukesitr duke siguruar te katertin triumf rradhazi, çka e ka permiresuar ndjeshem situaten e saj ne renditje dhe tashme ajo i ka konsoliduar edhe me shume pozitat e saj ne katershen e pare.
Por ne ndeshjen e sotme, kuqeblute kane patur edhe nje mysafit “VIP’. Behet fjale per babain, njekohesisht menaxherin e ish- futbollistit te kombetares gjermane Shkodran Mustafi. Ai e ka pare ndeshjen ne tribune perkrah presidentit Alban Xhaferi.
Madje, nga sa behet e ditur, Kujtim Mustafi ka takuar edhe pjestaret e stafit teknik dhe ka patur edhe nje bisede me trajnerin Qatip Osmani. Nje sinjal ky te gjitha rruget te çojne tek ardhja e Shkodranit tek Vllaznia.
Megjithate duhet pritur edhe pak derisa palet te arrijne akordin perfundimtar. Vizita e sotme e babait- menaxher ne stadiumin “Loro Boriçi” flet shume. Vllaznia ka nevoje per perforcime ne çdo repart dhe nese zyrtarizohet marrja e Mustafit, prapavija mund te thuhet me plot gojen se mund te jete e sigurte./SHKODRA-SPORT.COM/