Zëvendëstrajneri i Kukësit, Oltion Kërnaja, foli për MCN TV, pas humbjes me Vllazninë.
Kërnaja, deklaroi se nuk është e vërtetë që trajneri Nica ka dhënë dorëheqjen.
Provuam në të gjitha mënyrat, mungoi finalizimi, goli që e kërkuam shumë, humbëm penallti. Ishte ndeshje shumë e mirë nga djemtë, pavarësisht nga gabimi në minutën e parë që erdhi nga të rinj që kanë ardhur në ekip. Ekipi luajti mirë, shkoi te porta në mënyrë të rrjedhshme. Ky është futbolli, ndonjëherë nuk fiton më i miri.
Rashiti ishte caktuar për penalltinë. U çuditëm të gjithë për mënyrën e goditjes se nuk gabon kurrë në stërvitje. Por e dimë që penallti kanë humbur edhe lojtarët e mëdhenj.
Nuk është e vërtetë për dorëheqjen e Nicës. Profesori është pak i mërzitur me mënyrën se si humbëm, nuk finalizuam, me atë bëmë gjatë javës. E dinim që Vllaznia do të luante me topa në thellësi. Ai ishte i mërzitur që humbëm. Profesori ishte me mua në autobus.