Vllaznia- Bylis eshte nje ndeshje mjaft interesante qe do te luhet sot ne oren 13.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres, ndeshje kjo e kthimit e turit te dyte te Kupes se Shqiperise.
Ne fakt, pavaresisht fitores 2-0 te shkodraneve ne perballjen e para dy javeve ne Ballsh, serish gjithçka duket e hapur sepse vete pjestaret e Bylisit jane shprehur se asgje nuk ka perfunduar.
Nderkohe, “Shkodra Sport” meson edhe emrat e arbitrave qe jane caktuar per ta drejtuar kete ndeshje. Keshtu, arbiter kryesor do te jete ai i kolegjiumit te Tiranes Daniel Vrapi.
Po nga ky kolegjium do te jene edhe dy anesoret, pikerisht Denis Rexha dhe Mario Shazivari si dhe arbitri i katert Orlando Kuka. Nderkohe, vezhgues i arbitrave eshte caktuar laçiani Sokol Çekaj ndersa delegat i Federates do te jete Besnik Çela.
Shkodranet vijne pas nje ndeshje me probleme gjykimi, pikerisht asaj ndaj Erzenit ku iu mohua nje gol mese i rregullt dhe si rrjedhoje presin arbitrim korrekt ne takimin e sotem ndaj Bylisit./SHKODRA-SPORT.COM/