Vllaznia dhe Tirana do të përballen ditën e sotme në kuadër të javës së 8-të të Superiores. Klasikja që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, do të nisë në orën 17:00.

Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë. Në rolin e gjyqtarit kryesor është emëruar Enea Jorgji, ndërsa asistentët e tij do të jenë Ridiger Çokaj dhe Xhuljo Mani. Ndërkohë që arbitër i katërt është emëruar Erjon Bylykbashi.

Nga dhoma e sistemit VAR, në ndihmë të Jorgjit do të vijë Florjan Lata. Ndërkohë që asistenti i këtij të fundit në teknologji do të jetë Klodian Shahini.

Vlen të theksohet se gjatë karrierës së tij, Jorgji e ka ndëshkuar Vllazninë me plotë 157 kartonë të verdhë dhe 16 kartonë të kuq. Për herë të parë, ka vënë drejtësi në ndeshjen Vllaznia – Kastrioti në dhjetor të vitit 2009.

Arbitër kryesor: Enea Jorgji
Asistent 1: Ridiger Çokaj
Asistent 2: Xhuljo Mani
Arbitër i 4: Erjon Bylykbashi
Var: Florjan Lata
Avar: Klodian Shahini