Me fitoren 2-0 ne favor te Vllaznise eshte mbyllur pjesa e pare e ndeshjes miqesore qe ajo eshte duke zhvilluar ne Bosnje- Hercegovine ndaj ekipit vendas NK Medjugorje.
Autore te golave ne kete pjese kane qene dy sulmuesit kuqeblu, fillimisht Çoba qe e ka derguar topin ne rrjete ne minuten e 29-te dhe tre minuta me vone ka qene Balaj qe ka dyfishuar shifrat.
Duhet theksuar se niveli i kundershtarit eshte poshte atij te Vllaznise dhe si rrjedhoje kjo ndeshje nuk tregon vlerat e verteta te kuqebluve, megjithate mbetet nje test i rendesishem per vijemesine.
Vllaznia e ka nisur ndeshjen me skemen 3-4-3 ku ne porte eshte Qarri nga minuta e pare, ndersa treshja e mbrojtjes eshte e perbere nga Stojanoviç, Juriç dhe Cheshmedjiev.
Ne mesfushe po luajne Hakaj dhe Smajli ne krahe ndersa ne qender dyshja Boshnjaku- Alivoda. Treshja e sulmit eshte e perbere nga Mala, Çoba dhe ne maje te tij Balaj. Ne pjesen e dyte me siguri qe trajneri Memelli do te aktivizoje edhe lojtare te tjere./SHKODRA-SPORT.COM/