Egnatia do të luajë pasditën e nesërme ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi” për ndeshjen e parë të gjysëmfinales së Kupës së Shqipërisë. Dy skuadrat kanë detyrim fitoren për ta bërë secila më të lehtë pastaj ndeshjen e kthimit.
Kështu, Egnatia e trajnerit Edlir Tetova pritet të luajë me skemën 4-2-3-1 në sfidën me skuadrën e Vllaznisë. Sa i takon 11-shes së Egnatias, trajneri Tetova do të luajë me Sherrin në portë. Më pas, me Fangajn, Malotën, Atandën dhe Memollën.
Në mesfushë përpara mbrojtjes Agbekpornu dhe Medeiros. Ndërkohë, Kasa, Zejnullai dhe Jackson do të mbështesin në sulm Dwamenën.Gjithsesi, duhet të presim deri ditën e nesërme për të parë se si do të jetë skuadra rrogozhinase në fushën e lojës.
Ndeshja Vllaznia-Egnatia do të luhet pasditën e nesërme në stadiumin “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 18:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në kanalet e OverSport në platformën TIBO nën komentin e komentatorit Gentjan Alinani. /Maringlen ZHIVANI/
Egnatia (4-2-3-1): Sherri, Fangaj, Malota, Atanda, Memolla, Agbekpornu, Medeiros, Kasa, Zejnullai, Jackson, Dwamena Tr: Edlir Tetova