“Juban Danja- Murlani” sivjet ka nje te veçante qe e ben te dalloje nga ekipet e tjera pretendente. Mosha mesatare e ekipit eshte 16-17 vjeç dhe kjo ka ardhur sepse stafi teknik po i beson shume elementit te ri.

Nje nga me te spikaturat eshte padyshim sulmuesja Rosela Vasa. E datelindjes 18 qershor 2006, ajo çdo ndeshje e me shume po spikat me performancen e saj. E beri kete gje edhe ne ndeshjen e fundit ndaj Kinostudios, ku ndonese u fut ne fushe ne pjesen e dyte, shkelqeu menjehere.

Rosela shenoi dy gola duke kompletuar fitoren 3-0 te ekipit te saj, fitore me te cilen ka konsoliduar pozitat ne vendine katert te renditjes. Gazeta “Shkodra Sport” e ka kontaktuar ate dhe ka zhvilluar nje interviste te shkurter teksa futbollistja e re flet per pasionin e saj te madh- futbollin dhe endrrat e saj.

– Rosela, jeni ende vetëm 14 vjece dhe ishit autore e dy golave në ndeshjen direkte kundër Kinostudios. Si ndiheni dhe a mendoni se jeni në hapat e duhur?

Nuk mund ta quaj veten protagoniste pasi e gjithë puna e grupit u shpërblye në fund me 3 pikët e fituara, plotësisht të merituara në fakt. Kjo fitore na shërben edhe si ngritje morali. gjithashtu dhe për pergatitjen e ndeshjes së radhës. Eshtë vetëm fillimi i një rruge të gjatë që kam nisur, por mendoj se nëse vazhdimësia do jetë po njësoj, mund të arrij edhe qëllimet e mia.

– Sa e rëndsishme mendon se është kjo fitore per ekipin e Juban-Danja- Murlanit?

Për të arritur objektivat tona normalisht kjo ishte një fitore e rëndësishme për ekipin e Juban Danja – Murlanit, por kemi ende per te bere.

– Si lindi dëshira dhe pasioni per futbollin?

Nuk besoj që ka një datë apo orar se si lindi kjo dëshirë për futbollin. Ishte një nga ëndrrat e babait tim të bëhesha futbolliste dhe falë mbështetjes dhe përkrahjes së tij ky pasion u rrit dita-ditës dhe vazhdon po njësoj edhe sot e kësaj dite.

– A jeni e kënaqur me arritjet e tua deri tani dhe a e prisni ftesen e kombëtares pas disa ndeshjeve e vlerësuar si titullare?

Duke qenë në një moshë të vogël krahasuar me pjesëtaret e tjera të ekipit dhe duke parë edhe paraqitjet në ndeshjet e kaluara, besoj që jam drejt rrugës së duhur. Për të folur për ftesën e kombëtares duhet akoma shumë punë, por shpresoj që me anë të kësaj pune të palodhur të shpërblehem, pse jo edhe me pjesëmarrjen në ekipin kombëtar.
Intervistoi: Fabiola CAKA