Atletico Madrid prezantoi ofertën prej 15 milionë euro tek Napoli për mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj, por sipas informacioneve të dala në mediet italiane presidenti De Laurentiis ka kërkuar mbi 20 milionë euro për shkodranin.

Këtu ka ngecur tratativa, por që pritet të ketë zhvillime të tjera në ditët në vijim.

Ndërkohë media spanjolle “AS” ka bërë të qartë një analizë tjetër: Diego Simeone e do Hysajn si alternativë për ta patur në stol, sepse objektivi i vërtetë për të luajtur në krahun e djathtë të mbrojtjes është Nelson Semedo i Barcelonës.

Sipas medies spanjolle, Semedo do të kalojë në Madrid sapo Antoine Griezmann të zyrtarizojë marrëveshjen me klubin katalanas. Lëvizja e sulmuesit francez në “Camp Nou”, i jep përparësi klubit madrilen për të firmosur me mbrojtësin Semedo./telesport/