Eshte mbyllur pjesa e pare e ndeshjes ne mes Partizanit dhe Vllaznise, me avantazhin 2-0 ne favor te te kuqve te cilet brenda harkut kohor prej 10 minutash shenuan dy here.

Nje ndeshje qe nisi mire me Vllaznine qe brenda minutave te para krijon dy mundesi shenimi, fillimisht me Markun dhe me pas me Juriç, por gjithsesi pa arritur dot te shenojne.

26’ GOL PARTIZANI! Bilali shpërthen në të djathtën, Mba lë të kalojë topin në qendër për Rrapajn i cili vjen me shpejtësi dhe çon sferën në rrjetë.

33’ GOL PARTIZANI! Pas një goditje nga këndi, Sota gjuan me kokë dhe Hakaj nuk ia del që të mbajë sferën jashtë.

PARTIZANI: Rexhepi, Hadroj, Sota, Preka, Atanaskoski, Rrapaj, Matondo, Bilali, Telushi, Da Silva, Mba
TRAJNER. Xhovani Kolela

VLLAZNIA: Zogoviç, Hakaj, Juriç, Bulatoviç, Boshnjaku, Kruja, Marku, Jonuzi, Latifi, Çoba, Balaj
TRAJNER. Goce Sedloski

Gjyqtar: Florjan Lata