Ndryshime dhe levizje ne formacionin e Vllaznise per ndeshjen ndaj Bylisit qe do te nise ne oren 13.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.

Trajneri Brdariç ka vendosur te ndryshoje serish ne formacion dhe vendosje. Ndaj ballshioteve do te luhet me skemen 3-5-2.

Ne porte do te jete Zogoviç nderkohe qe ne mbrojtje do te luhet me tre lojtare dhe pikerisht me Gurishten, Adilin dhe Imamin.

Mesfusha do te jete e perbere nga 5 lojtare, me Krymin e Konuzin ne rolin e shkaterruesit, Imerin para tyre dhe ne krahe do te luajne Kruja dhe Nyavedji.

Nderkohe sot per here te pare do te luajne sebashku dyshja e sulmit Dilaver-Cisse. Vllaznia kerkon me çdo kusht fitoren dhe per kete arsye ka hedhur ne fushe nje formacion sulmues.