Ka startuar në orën 13:00, në stadiumin “Loro Boriçi”, sfida mes Vllaznisë dhe Bylisit e vlefshme për javën e 24-t të Kategorisë Superiore. Të dyja skuadrat do të zbresin në fushën e lojës, për një qëllim, ajo është… fitorja.

Shkodranët nuk triumfojnë në 4 sfidat e fundit ku kanë regjistruar 2 humbje dhe 2 barazime, teksa triumfi i fundit i ballshiotëve daton më 27 shkurt, në sfidën ndaj Skënderbeut në shtëpi. Të dy trajnerët kanë bërë publike dhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat.

VLLAZNIA 0-0 BYLIS

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Krymi, Jonuzi, Nijavexhi, Kruja, Imeri, Cise, Dilaver Trajner: Thomas Brdaric

bandicam 2021-03-12 12-30-06-098

BYLIS: Qirko, Ymeralilaj, Janku, Stojanovic, Loran, Nebihi, Ntephe, Hadroj, Ndreca, Beji, Mehmetllari Trajner: Veljko Dovedan