Mesfushori i Vllaznise Rejan Alivoda eshte nje nder tre futbollistet e perzgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit per t’u nominuar per çmimin “Talenti i vitit 2022”.

Ai eshte ne kete gare bashke me ish- portierin e Dinamos Simon Simoni dhe mesfushorin e Partizanit Arinaldo Rrapaj. Paraqitjet shume te mira qe Alivoda ka bere ne gjysmen e pare te ketij sezoni, kane bere qe ai te evidentohet nga te gjithe specialistet si nje nga lojtaret me me perspektive ne kampionatin tone.

Per kete arsye, Alivoda eshte ne mes tre lojtareve te rinj te perzgjedhur ne garen per çmimin e “Talentit te Vitit”. “Shkodra Sport” meson se ai eshte ftuar per te qene mbremjen e neserme ne festen qe do te organizoje Federata Shqiptare e Futbollit per ndarjen e çmimeve per me te miret e vitit qe shkoi.

Do te jete apo jo fitues, kjo mbetet per t’u pare. E rendesishme eshte qe per Alivoden tashme flasin te gjithe. E ardhmja flet per te dhe nese vazhdon te punoje ne kete menyre, me siguri qe ka per te shkuar larg.

Ai eshte vetem 19 vjeç, e ka sezonin e tij te pare me Vllaznine dhe jo vetem ka fituar nje vend titullari, por edhe po shkelqen me paraqitjet e tij duke u bere nje pike e forte e formacionit kuqeblu./SHKODRA-SPORT.COM/