Zhvillimet ne futbollin shqiptar jane gjithnje prezent ne te gjitha ekipet e tij. Si rrjedhoje nje nga fenomenet me te prekshme padyshim qe eshte largimi i shpeshte i trajnereve nga pankinat e skuadrave.

I rradhes qe ka patur kete fat diten e sotme eshte Artan Mërgjyshi. Ai tashme nuk është më trajneri i skuadrës së Korabit.

Tekniku kryeqytetas është shkarkuar nga detyra e trajnerit. Nuk dihen ende shkaqet që detyruan drejtuesit dibranë të largonin trajnerin e njohur, por me shumë gjasa mund të jenë rezultatet e fundit të marra në Kategorinë e Parë.

53-vjeçari ka një CV të pasur ku përveç Korabit, ai ka qenë trajner edhe i skuadrës së Dinamos, Kastriotit, Besës, Apolonisë, Bylisit dhe Laçit.