Vllaznia e basketbollit te meshkujve nuk ia doli ne sezonin e kaluar te shpallej kampion dhe te vendoste yllin ne fanelle, por padyshim qe do te tentoje ta beje kete gje ne sezonin e ri. Por kete gje duhet te tentoje ta beje pa kapitenin e saj.

Kjo sepse Robert Shestani i ka dhene lamtumiren skuadres shkodrane dhe ka firmosur me nje skuader tjeter. “SHKODRA SPORT” meson se behet fjale per ekipin KB Deçiç te Tuzit. Ai pritet te kete synime ambicioze ne sezonin e ri dhe per kete arsye ka kerkuar te perforcohet duke nisur nga lojtari i kombetares shqiptare dhe kapiteni i Vllaznise.

Deçiç merr pjese ne Superligen e Malit te Zi ku niveli padyshim qe eshte shume me i larte se i kampionatit shqiptar dhe per kete arsye, Shestani atje do te vihet ne dispozicion te trajnerit Danilo Pavicevic dhe do te mundohet te tregoje vlerat e tij me te mira.

“Shkodra Sport” meson se drejtuesit e ekipit tuzian e kane pritur shume mire akordin e arritur me basketbollistin shkodran dhe shpresojne qe ai te jete nje pike referimi tek skuadra e tyre.

Por nga ana tjeter, ende nuk eshte e qarte se si do te zevendesohet Shestani tek Vllaznia, ku ka qene lider i padiskutueshem i saj, megjithate ditet ne vijim do te mesojme me shume edhe ne lidhje me kete gje./SHKODRA-SPORT.COM/